Sporti

Zyrtare: Thomas Bradaric është trajner i ri i Drenicës

12/09/2025 15:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Drenicës ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Thomas Brdaric.

Trajneri i mirënjohur dhe i dalluar me origjinë kroate, por me nënshtetësi gjermane, do të jetë në krye të skuadrës nga Skenderaj, shkruan GazetaBlic Sport.

“Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdaric, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian. Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë – një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar ekskluzivisht për angazhimin e tij tek Drenica.