Sporti

Zyrtare: Të gjithë i përulen Messit, ai fiton Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë

12/02/2019 21:31
nga:Lorik J

Lionel Messi, lojtari i parë në histori të futbollit që e fiton Topin e Artë gjashtë herë!

Super lojtari i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Topi i Artë’ për herë të gjashtë në karrierën e tij, duke lënë pas kështu Cristiano Ronaldon, i cili numëron pesë çmime të tilla, raporton GazetaBlic.

Lionel Messi ka fituar këtë çmim sonte në Paris – në ceremoninë e organizuar nga ‘France Football’.

Messi në të gjitha kompeticionet në edicionin e kaluar ka qenë i përfshirë në 63 gola.

Ai ka shënuar 46 herë dhe ka asistuar në 17 momente, gjë e cila e karakterizoi atë me lojtarin më të mirë të vitit 2019.

/GazetaBlic/