Sporti

ZYRTARE: Të enjten shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

12/10/2019 16:38
nga:M K

Të enjten do të mësohen çiftet çerekfinale të Kupës së kosovës në futboll.

Kështu ka njoftuar shtëpia numër një e futbollit kosovar përmes sajtit zyrtar, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë postimi i plotë:

Komisioni i Garave do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, të enjten, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.

/GazetaBlic/

05/19/2020 14:59

Zyrtare: Caktohen datat për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës