Sporti

ZYRTARE: Superliga miraton propozimin e FIFA-s për 5 zëvendësime

05/20/2020 14:20
nga:M K

Shtëpia numër një e futbolilt botëror, tashmë ka miratuar propozimin për pesë zëvendësime, i kërkuar ky nga klubet dhe përfaqësuesit e lojtarëve.

Kjo është bërë me qëllim që ekipet ta kenë më të lehtë përballjen me rikthimin e vështirë, pasi sipas mjekëve të klubeve lëndimet do të jenë të mëdha, përcjell GazetaBlic.

Këtë ndryshim pritet ta aplikojë edhe Kosova, teksa këtë e ka konfirmuar edhe kreu i komisionit për gjyqtarë, Përparim Hasani. Ai, në një prononcim për portalin “Zëri” tha ky sistem do të aplikohet edhe në vendin tonë, ndërsa për këtë ndryshim janë informuar edhe gjyqtarët.

“Po, do të përdorët ky sistem, pra klubet do të kenë të drejtë për t’i bërë 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje dhe për këtë janë të njoftuar edhe gjyqtarët.

Sigurisht që kjo pauzë ka sjellë vështirësi edhe te gjyqtarët, por ata e kanë pasur një plan të punës se si të veprojnë gjatë kësaj kohe dhe kanë stërvitur vazhdimisht, kështu që them se janë gati”, përfundoi Hasani, duke shtuar se gjyqtarët janë pro fillimit të kampionatit.

/GazetaBlic/

07/04/2020 18:53

Ballkani fiton “miqësoren” ndaj Dukagjinit – Feronikeli s’është për titull, teksa Gjilani rikthehet te fitorja