Sporti

Zyrtare: Super lojtari i Interit mungon në derbin ndaj Juventusit

12/06/2018 18:27
nga:Lorik J

Radja Nainggolan ka mbetur jashtë skuadrës së Interit për Derby d’Italia ndaj Juventusin.

Juventusi mirëpret Interin nesër me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së 15’të të Serie A, shkruan GazetaBlic.

Mesfushori belg ishte lënduar në sfidën ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe pritet të mungojë edhe nesër në derbin e Serie A.

Këtë mbrëmje Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, me Nainggolan i cili mbeti jashtë, por Sime Vrsaljko është përfshirë.

Ja lista e lojtarëve të ftuar:

Inter: Juventus: Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva.

/GazetaBlic/