Sporti

Zyrtare: Sulmuesi i Kosovës U21 nënshkruan me Skënderbeun

09/12/2019 09:55
nga:M K

Skënderbeu ka bërë edhe një tjetër prezantim ditën e sotme, teksa për tifozët tregon se talenti 20-vjeçar, Arbnor Muja është bashkuar zyrtarisht me ekipin.

I riu që aktivizohet edhe me Kosovën U-21, luan si sulmues, kryesisht në krahun e djathtë.

Muja e ka nisur karrierën tek Trepça 89’, ndërsa sezonin e kaluar u transferua tek ekipi i dytë i gjermanëve të Braunshvajgut, ku zhvilloi edhe 17 takime me ta, e shënoi 7 gola.

Tashmë, Muja ka firmosur për 2 vite me Skënderbeun, ndërsa sot është bashkuar me grupin e Ilir Dajës, e do të jetë në dispozicionin e tij që këtë fundjavë ndaj Tiranës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Talenti Arbnor Muja është bashkuar sot zyrtarisht me KF Skënderbeu.

20-vjeçari ka firmosur përpara përfundimit të merkatos kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 2 vitet e ardhshme por vetëm sot ka arritur të bashkohet me grupin si pasojë e angazhimit me ekipin përfaqësues Under21 të Kosovës.

——————

PROFILI I LOJTARIT:

Datëlindja: 29 Nëntor 1998

Nënshtetësia: Kosovare

Gjatësia: 1. 79 M

Pozicioni: Mesfushor i djathtë, Sulmues

Karriera: Trepça 89’ , Braunschweig

09/15/2019 08:07

Erë e pluhur në Obiliq