Sporti

Zyrtare: Sindrit Guri lojtari më i ri i Prishtinës

03/04/2024 16:02
nga:Lorik J

Sindrit Guri edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Prishtinës.

Sulmuesi shqiptar pas një përvoje të gjatë në kampionate të ndryshme evropiane do ta përjetojë aventurën e parë kosovare, ku ka nënshkruar me FC Prishtinën.

Pasi ka kaluar edhe testet mjekësore, Guri është prezantuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ si anëtari më i ri i bardhekaltërve.

Guri është shprehur shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e Prishtinës, derisa shpreson që të ketë paraqitje të mira dhe t’i arrijë objektivat me klubin.

“Më erdhi një mundësi shumë e mirë, duke e parë Prishtinën si klub dhe kryeqytet të Kosovës, është kënaqësi për mua dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur të vesh fanellën bardhekaltër”.

“Pres të bëjmë përformanca sa më të mira të kemi rezultatet sa më pozitive dhe të arrijmë deri te objektivat e klubit”.

“Do të mundohem të jap maksimumin tim, do të bëjë përkushtimin më të madh që të arrijë të marrë sa më tepër që të jap sa më shpejtë rezultatet në fushë”, tha Guri.