Sporti

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Napoli – Parma, mësoni arsyen

12/14/2019 14:56
nga:M K

Ndeshja mes Napolit dhe Parmës është shtyer për 30 minuta.

Kjo për faktin se qyteti italian është përballur me stuhi të shumta, teksa njërës pjesë të stadiumit i është dëmtuar çatia, shkruan GazetBlic.

Madje, disa pjesë të saj janë parë në fushë.

Gjatë gjithë ditës, punëtorët teknikë të fushës janë munduar maksimalisht që t’i evitojnë të gjitha gjërat që kanë rënë aty, por që duket se kanë nevojë edhe për pak kohë.

Kujtojmë se sot te Napoli debuton trajneri i ri, Gennaro Gattuso. Takimi do të fillojë diku rreth orës 18:30, derisa ishte paraparë të fillojë në 18:00.

/GazetaBlic/

05/01/2020 21:44

Liverpooli hidhet në sulm për yllin e Napolit