Sporti

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Manchester City – Arsenal, shkak koronavirusi

03/11/2020 08:58
nga:M K

Manchester City është shtyer për një datë tjetër, pas vendosjes në karantinë të disa futbollistëve të Arsenalit.

Lojtarët në fjalë ishin përshëndetur me kryetarin e Olympiacos, i cili dje rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, klubi londinez ka marrë vendim që futbollistët që kanë pasur kontakte me të të izolohen në karantinë për 14 ditë.

Ndeshja u zhvillua saktësisht para 13 ditëve, ndërsa duket se mund të jetë “mollë sherri” për “topçinjtë”, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë të re sa i përket kësaj çështjeje.

“Ndeshja e sotme në Premierligë mes Manchester Cityt dhe Arsenalit është shtyrë si mas paraprake pas njoftimit të martën se Evangelos Marinakis është prekur nga koronavirusi”, shkruan sajti zyrtar i Premier Ligës.

/GazetaBlic/

04/23/2020 11:56

Katër lojtarë të Arsenalit thyejnë rregullat e karantinës, mes tyre edhe Granit Xhaka