Sporti

Zyrtare: Shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Premier Ligë

12/26/2021 20:10
nga:Lorik J

Është shtyrë edhe një ndeshje tjetër në Premierligë, shkruan Zeri.info.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Leeds Unitedit dhe Aston Villas, e cila nuk do të zhvillohet sipas orarit të caktuar.

Ndeshja ishte planifikuar të marten, 28 dhjetor, por tani është shtyrë në një date të pacaktuar.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Aston Villas përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

Ky vendim është marrë nga kërkesa e bërë nga të dy skuadrat, përshkak të rasteve të COVID-19 në skuadrën e Leeds.

Ndërkohë, tashmë është bërë një numër i konsiderueshëm i ndeshjeve të Premierligës të cilat po shtyhet për shkak të situates së rënduar me COVID-19.

/Zeri