Sporti

ZYRTARE: Shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve e të Europa Ligës

03/13/2020 11:22
nga:M K

Janë shtyer ndeshjet e parapara të zhvillohen mesjavën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe të Europa Ligës.

Kështu ka bërë të ditur para pak çastesh shtëpia numër një e futbollit evropian përmes një komunikate, shkruan GazetaBlic.

Sipas tyre, situata e krijuar pas koronavirusit i detyron ata që t’i pezullojnë me patjetër takimet që priteshin të luheshin mesjavën tjetër.

Do të thotë se ndeshjet Juventus – Lyon, Manchester City – Real Madridi, Barcelona- Napoli dhe Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve si dhe ato të Europa Ligës, Bayer Leverkusen – Rangers, Getafe – Inter, Shakhtar Donetsk – Wolfsburg, Wolves – Olympiacos, Roma – Sevilla, Basel – Eintracht Frankfurt, Copenhagen – Basaksehir dhe Manchester United – LASK shtyhen për më vonë.

Më poshtë komunikata e plotë.

/GazetaBlic/

05/29/2020 10:36

“Final Four” i Ligës së Kampionëve zhvillohet në Gjermani!