Sporti

Zyrtare: Shtyhen edhe tre ndeshje tjera të Ligue 1

12/06/2018 21:55
nga:Lorik J

Tre ndeshje tjera të fundjavës në Ligue 1 janë shtyrë për frikën nga protestat e mëtejshme të dhunshme në Francë lidhur me rritjen e kostove të jetesës.

Ndeshjet e Paris St-Germain kundër Montpellier dhe Lyon ndaj Toulouse, të dyja të planifikuara për të shtunën, u shtynë. Derbi i së premtes midis Monacos së Thierry Henry dhe Nice të Patrick Vieira gjithashtu është shtyrë, shkruan GazetaBlic.

Angers – Bordeaux dhe Saint-Etienne – Marseille gjithashtu nuk do të zhvillohen.

Që nga 17 Nëntori, demonstruesit që mbajnë jelekë të verdha kanë bllokuar rrugët në protestë kundër taksave të larta të naftës.

Siguria nuk është maksimale në Francë dhe Federata e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet për arsye sigurie.

/GazetaBlic/