Sporti

Zyrtare: Shpëtim Duro largohet nga Drita

02/11/2019 11:38
nga:Ideal

Drita është eliminuar nga Digitalb Kupa e Kosovës në çerekfinale.

Kampioni në fuqi i Kosovës është eliminuar nga Vëllaznimi duke pësuar humbje 1-0.

Gjilanasit e kishin objektiv të vetëm Kupën e Kosovës dhe në momentin që u eliminuan, trajneri i ardhur Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen.

Duro jep dorëheqje pasi nuk arriti ta mposhtë skuadrën e Vëllaznimit në stadiumin e qyteti në Gjakovë ditën e djeshme që kjo ndeshje u mbyll me rezultatin minimal 1:0 nga skuadra e qytetit të kulturës.


Kujtojmë se vendin e Duros, si trajner do ta merr ndihmësi i tij, Ardian Nuhiu.