Sporti

ZYRTARE: Shkarkohet Valverde, Quique Setien, trajneri i ri i Barçës

01/13/2020 23:26
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka shkarkuar trajnerin, Ernesto Valverde dhe ka emëruar trajnerin e ri.

Quique Setién është zgjedhja e re e hierarkisë së klubit katalas për stolin, shkruan GazetaBlic.

Klubi i Barcelonës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri të tyre, me anë të një komunikate, ku shkruan:

“FC Barcelona dhe Quique Setién kanë arritur një marrëveshje deri më 30 qershor 2022. Nesër në orën 1330 do të bëhet nënshkrimi i kontratës në një ngjarje private. – Në orën 14:00, do të bëhet sesioni fotografik i trajnerit të ri në Camp Nou. – Në orën 14.30, prezantim dhe konferencë shtypi”, shkruan Barcelona.

/GazetaBlic/