Sporti

Zyrtare: Sevilla – Roma nuk luhet

03/11/2020 14:18
nga:M K

Nuk do të zhvillohet takimi i parë çerekfinales mes Sevillës e Romës në Europa Ligë.

Kështu ka bërë të ditur klubi romak përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, përcjell GazetaBlic.

Arsyeja është bllokimi i lejes së autoriteteve lokale për udhëtime nga Italia, megjithëse detajet pritet të konfirmohen nga UEFA, kuptohet sipas klubit gjalloros.

“Roma nuk do të marrë rrugë drejt Spanjës për shkak të bllokimit dhe mos-dhënies së lejes paraprake nga autoritetet në Spanjë. Më shumë detaje do të zbulohen nga UEFA”, thuhet në njoftim.

/GazetaBlic/

05/22/2020 09:07

Roma me ofertën e parë për Moise Kean, marrëveshja afër