Sporti

ZYRTARE: Sarri mungon ndaj Parmës e Napolit

08/22/2019 18:47
nga:M K

Maurizio Sarri do t’i mungojë Juventusit në dy javët e para të Serie A.

Pas lajmeve që qarkullonin ditëve të fundit në Apenine, tashmë edhe klubi nga “Allianz” ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri i tyre do të mungojë ndaj Parmës e Napolit, shkruan GazetaBlic.

Kjo për shkak se ai do t’i nënshtrohet rehabilitimit ndaj sëmundjes me të cilën po përballet, “pnumonia”.

Kjo sëmundje tregon deformimin në mushkëri, e që trajnerit nga qyteti i Napolit i është paraqitur për shkak të përdorimit të tepruar të cigares.

Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë të reja sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

06/27/2019 17:55

Koulibaly “ledhaton” tërthorazi Juventusin, lavdëron Sarrin