Sporti

Zyrtare: Salah tregon të ardhmen e tij

07/02/2018 09:42
nga:Lorik J

Sulmuesi Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin, njofton klubi i Premierligës.

Salah ka nënshkruar një kontratë të re pesë vjeçare me klubin e Jurgen Klopp, e cila do të mbajë lojtarin në Premierligë deri në vitin 2023, shkruan GazetaBlic

Mohamed Salah ishte i jashtëzakonshëm në sezonin e kaluar, ku shënoi mbi 40 gola në paraqitjet e tij në të gjitha garat. Ai ndihmoi Liverpoolin që të përfundonte në top 4 vendet e para në Premierligë si dhe dërgoi klubin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka kërkuar shërbimet e Mohamed Salah, mirëpo lojtari ka vendosur të mos ndërrojë ambient.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka qenë shumë i lumtur për këtë rinovim të Salah.

“Ky është një lajm i mirë, pasi kemi shpërblyer një lojtar i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në sezonin e kaluar. Kjo demonstron dy gjëra: Besimin e tij për Liverpoolin dhe besimi ynë në të”, tha Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

/GazetaBlic/

11/27/2019 21:30

Napoli e trondit Liverpoolin midis Anfield