Sporti

Zyrtare: Robben vazhdon me Bayernin

05/17/2018 19:04
nga:Y.K

Anësori sulmues i Bayern Munich ka vazhduar kontratën me klubin bavarez deri më 2019

Holandezi Arjen Roben ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin bavarez, Bayern Munich.

Vazhdimi i kontratës është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit bavarez, të cilët kanë thënë se Robben do të jetë edhe për një vit me Die Rotten në Munchen.

“Arjen ka nënshkruar kontratë që e mban atë në Bayern deri më 2019”, ka shkruar në faqen zyrtare bavarezët.

Kjo i bie që Robben, tani 34 vjeçar, do të mbes të bavarezët deri në verën e vitit 2019.