Sporti

Zyrtare | Real Madridi konfirmon: Santiago Bernabeu kthehet në qendër mjekësore

03/26/2020 14:19
nga:M K

Lufta ndaj pandemisë që po shkakton viktima të shumta, po bëhet gjithnjë e më e madhe në Spanjë, pasi numri i të prekurve është vazhdimisht në rritje.

Së fundi ndërkaq, ka qenë klubi i Real Madridit, që ka zyrtarizuar para pak çastesh se stadiumi i skuadrës mbretërore, do të rikthehet në qendër mjekësore për furnizim me pajisje, pra një sinonim i spitalit, përcjell GazetaBlic.

Kujtojmë se ditëve të fundit, vendi më i madh i gadishullit Iberik po përballet me vështirësi për shkak të situatës, derisa ashtu siç edhe e dijmë, futbolli veçse është pezulluar deri më datën 3 Prill, por që kjo datë vështirë se do të jetë ajo reale e rikthimit.

Sipas të gjitha gjasave futbolli në kontinentin e vjetër nuk do të luhet para Qershorit.

Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve nga Real Madridi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

OFFICIAL: Real Madrid C.F. announced that Santiago Bernabéu will become a medical equipment supply center 👏❤️

Publiée par The Football Arena sur Jeudi 26 mars 2020

/GazetaBlic/