Sporti

Zyrtare: Ranieri largohet nga Nantes

05/17/2018 14:32
nga:Lorik J

Është konfirmuar edhe zyrtarisht se Claudio Ranieri është larguar nga Nantesi pas vetëm një sezoni në stol.

Italiani pati një fillim fantastik në sezonin e Ligue 1, por marrëdhënia e tij me klubin u prish pas disa rezultateve negative, shkruan GazetaBlic

Presidenti Waldemar Kita njoftoi mbrëmë se trajneri do të largohet, dhe sot ajo kjo është konfirmuar zyrtarisht.

“Klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndahen me marrëveshje të përbashkët”, shkruhet në një deklaratë në faqen e internetit të klubit.

“Falënderojmë Claudio Ranieri dhe stafin e tij për të gjithë punën e bërë këtë sezon dhe i urojmë shumë suksese në projektet e tyre të ardhshme”.

Ranieri gjithashtu foli për largimin e tij.

“Unë dua të falënderoj Presidentin, sepse ai më lejoi të shkoj në Nantes, të kthehem në Francë dhe Ligue 1.

“Dua të falënderoj tifozët që kanë qenë të shkëlqyeshëm dhe kanë qenë me të vërtetë pas nesh. Dua të falënderoj lojtarët e mi, sepse pjesa e parë e sezonit ishte e shkëlqyer, edhe pse pjesa e dytë ishte më e komplikuar.

“Ata dhanë gjithçka, dhe për mua është e rëndësishme që ata të japin gjithçka. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që punojnë për klubin.”

“Unë kam pasur një kohë vërtet të mirë këtu me ju, shpresoj se Nantes do të vazhdojë të përparojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

05/17/2018 08:39

Konfirmohet: Ranieri largohet nga Nantes