Sporti

Zyrtare: Ramsey nënshkruan kontratë katër-vjeçare me Juventusin

02/11/2019 18:26
nga:Lorik J

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka nënshkruar një para-kontratë për t’u transferuar tek Juventusi në verë.

Uellsiani do të fitojë mbi 400,000 funte në javë tek skuadra e madhe italiane, shkruan GazetaBlic.

28-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare që do ta shohë atë të bashkohet me kampionët italianë si një lojtar i lirë.

Ai do të jetë lojtari britanik me fitimin më të madh bazuar ndonjëherë në pagën bazë.

Kontrata e Uellsianit përfundon më 30 qershor dhe Gunners nuk do të përfitojë asgjë kur ai të largohet.

/GazetaBlic/