Sporti

Zyrtare: Rafet Prekazi emërohet drejtor sportiv i Trepçës

05/15/2024 17:38
nga:Lorik J

KF Trepça ka filluar mobilizimin e madh, me synimin e vetëm: rikthimin në elitë dhe majat e futbollit kosovar.

Hapi i parë u mor sot, kur KF Trepça mori si drejtor sportiv legjendën e futbollit vendor, Rafet Prekazin, përcjell GazetaBlic Sport.

Prekazi u shpreh tejet i lumtur që po rikthehet në vendin e tij të zemrës.

Ja njoftimi i KF Trepçës (pa ndërhyrje):

“Sot ne zyren e klubit u bë prezantimi i drejtorit te ri sportive Rafet Prekazi ish futbollist dhe trajner i KF Trepçës duke ju bashkuar projektit të ri të klubit.
Nexhmedin Haxhiu :
Sot kemi filluar një kapitull të ri në skuadrën e KF Trepçës, klubi ynë nga sot fillon një riorganizim ku synimi ynë kryesore është rikthimi i KF Trepçës në Superligën e Kosoves. Organizimin e klubit e fillojm me legjendën e futbollit Kosovar Rafet Prekazi, i cili është emëruar Drejtor Sportiv i Klubit.

Rafet Prekazi :
Jam shume i lumtur që jam rrikthyer në folen time besoj se kemi te bejme me nje projekt shume serioz ku ne momentin e pare qe me eshte prezentuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesen ti bashkangjitem klubit dhe ta rrikthejm namin e dikurshem te skuadres se KF Trepçës në majat e futbollit Kosovarë, ku prioritet eshte rrikthimi ne Superligen e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport