Sporti

Zyrtare: Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës

05/15/2018 15:41
nga:Lorik J

Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Mesfushori i Lazios Nani është ftuar nga Kombëtarja e Portugalisë për Kupën Botës, pavarësisht se nuk ka luajtur shumë në këtë edicion.

31-vjeçari është në huazim nga Valencia, por ka bërë vetëm dy startime në Serie A deri më tani këtë sezon dhe me siguri do të kthehet në Spanjë në verë.

Pavarësisht kësaj, ish-lojtari i Manchester United është përfshirë në skuadrën prej 35-lojtarëve të vendit të tij për Kupën e Botës në Rusi.

Shumë lojtarë të Serie A do të marrin pjesë në ekipin e Portugalisë, me Mario Ruiun e Napoli, Joao Cancelo të Interit dhe sulmuesin e Milanit Andre Silva.

Fernando Santos do të duhet të ulë numrin e lojtarëve të tij deri në 23 lojtarë deri tek fillimi i Kupës së Botës.

Këta janë të gjithë lojtarët e ftuar:

Portierë: Anthony Lopes [Lyon], Beto [Goztepe], Rui Patrício [Sporting]

Mbrojtës: Antunes [Getafe], Bruno Alves [Rangers], Cédric Soares [Southampton], João Cancelo [Inter], José Fonte [Dalian Yifang], Luís Neto [Fenerbahçe], Mário Rui [Napoli], Nélson Semedo [Barcelona], Pepe [Besiktas], Raphael Guerreiro [Dortmund], Ricardo Pereira [FC Porto], Rolando [Marselha], Rúben Dias [Benfica]

Mesfushorë: Adrien Silva [Leicester], André Gomes [Barcelona], Bruno Fernandes [Sporting], João Mário [West Ham, on loan from Inter], João Moutinho [Mónaco], Manuel Fernandes [Lokomotiv], Rúben Neves [Wolverhampton], Sérgio Oliveira [FC Porto], William Carvalho [Sporting]

Sulmues: André Silva [Milan], Bernardo Silva [Manchester City], Cristiano Ronaldo [Real Madrid], Éder [Lokomotiv], Gelson Martins [Sporting], Gonçalo Guedes [Valência], Nani [Lazio], Paulinho [SC Braga], Ricardo Quaresma [Besiktas], Ronny Lopes [Mónaco]

/GazetaBlic/