Sporti

Zyrtare: Pas Schalkes edhe një tjetër klub i Bundesligës shkarkon trajnerin

09/28/2020 15:19
nga:Lorik J

Klubi i Bundesligës, Mainz shkarkoi sot trajnerin – Achim Beierlorzer pasi ekipi humbi dy ndeshjet e para të Bundesligës dhe lojtarët bojkotuan një seancë stërvitore.

Mainz tha se ndihmës trajneri, Jan-Moritz Lichte do të marrë drejtimin e ekipit “deri në një njoftim tjetër”, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Mainz refuzuan të marrin pjesë në një seancë stërvitore të mërkurën për një mosmarrëveshje mbi statusin e sulmuesit Adam Szalai.

Beierlorzer është trajneri i dytë i Bundesliga i shkarkuar këtë sezon pasi Schalke shkarkoi David Wagner të Dielën pas 18 ndeshjeve pa fitore.

/GazetaBlic Sport