Sporti

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania

07/22/2018 20:25
nga:Lorik J

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja gjermane – duke cituar se ky vendim ka ardhur për shkak të mungesës së respektit nga Federata Gjermane e Futbollit.

Ozil ka bërë 92 paraqitje për Gjermaninë dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës 2014, shkruan GazetaBlic

Megjithatë ai kritikua shumë pasi u takua me presidentin turk, Erdogan në maj.

Ozil u kritikua pas presidenti turk po bënte fushatën në atë kohë.

Mesut e theu heshtjen e tij në një varg deklaratash në Twitter të dielën. Në deklaratën e fundit – Ozil ka njoftuar edhe pensionimin nga futbolli ndërkombëtar.

“Trajtimi që kam marrë nga DFB dhe shumë të tjerë nuk më bën më të vesh fanellën e kombëtares gjermane. Ndihem i padëshiruar dhe mendoj se ajo që kam arritur që nga debutimi im ndërkombëtar në 2009 është harruar.”

“Kam veshur fanellën gjermane me krenari, por tani nuk e bëj. Ky vendim ka qenë shumë i vështirë për t’u bërë, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka për shokët e ekipit tim, stafin e stërvitjes dhe njerëzit e mirë të Gjermanisë.”

“Por kur zyrtarët e rangut të lartë të DFB-së më trajtojnë ashtu siç bënë, nuk respektojnë rrënjët turke dhe më bëjnë propagandues politik, atëherë kjo mjafton. Racizmi kurrë nuk duhet të pranohet, kurrë”, ka shkruar Ozil.

/GazetaBlic/

10/27/2019 14:11

Emery: Vendosëm bashkë me klubin që ta largojmë Ozilin