Sporti

ZYRTARE: Origi transferohet tek gjiganti i Bundesligës

08/31/2017 16:21
nga:A. R.

Skuadra e Liverpoolit e ka konfirmuar që sulmuesi i tyre Divock Origi është huazuar tek skuadra gjermane Woflsburg, shkruan Gazeta Blic

Reprezentuesi i Belgjikës do të luajë në sezonin 2017/18 tek skuadra gjermane pasi që dy klubet kanë arritur marrëveshjen në ditën e fundit të merkatos.

22 vjeçari ishte transferuar tek Liverpooli në vitin 2014,nga skuadra franceze Lille dhe në 77 paraqitje për “The Reds” ka shënuar 22 gola./Gazetablic.com