Sporti

ZYRTARE – Nuk bindi me paraqitjet e tij, Real Madridi ndërpret kontratën me lojtarin

09/04/2019 18:18
nga:M K

Lukas Silva nuk është më një lojtar i Real Madridit, pasi mesfushori brazilian dhe klubi vendosën të ndërpresin kontratën me pëlqimin e të dyja palëve.

Lojtari tani është i lirë të nëgociojë me skuadra të tjera, për të vazhduar karrierën e tij edhe pse merkato është mbyllur.

Silva u bashkua me Real Madridin nga Kruzeiro në janar të 2015-ës, gjatë kohës kur madrilenët drejtoheshin nga Karlo Ançeloti shkruan Panorama, përcjellë GazetaBlic.

Mesfushori u transferua në Spanjë me shumë bujë, por asnjëherë nuk tregoi një formë të mirë, teksa zhvilloi vetëm 8 ndeshje në La Liga.

Tashmë 26-vjeçari është një futbollist i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Kohët e fundit thuhet se interes të veçantë ka shfaqur Xhenoa, të cilët mund të nisin kontaktet me brazilianin së shpejti.

11/09/2019 19:04

Akordohet penalltia e dytë për Real Madridin brenda pak minutave