Sporti

ZYRTARE: Një lojtar i Bayern Munich infektohet me Covid-19 para ndeshjes me PSG

04/06/2021 17:38
nga:Lorik J

Sergy Gnabry do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG.

Sulmuesi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 para takimit me skuadrën franceze, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe klubi gjerman përmes një komunikate me shkrim.

“Serge Gnabry, 25 vjeç, ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Sulmuesi i FC Bayern po bën mirë dhe është izoluar në shtëpi”, thuhet në deklaratën e Bayern.

Ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport.