Lajme

Zyrtare: Nesër Kryesia e Kuvendit, vendos për mbajtjen e seancës ku do të zgjidhet Qeveria e re

06/01/2020 19:04
nga:Norë Kelmendi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbaj mbledhje gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 10. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se do të jetë  vetëm një pikë e rendit të ditës dhe ajo ka të bëjë me kërkesën e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Dita:   E martë

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Vendi:  Salla  C-301

Koha:  10:00

​Rendi i ditës

1. Kërkesa e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

07/10/2020 23:52

Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet deputetit Ukaj: Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi!