Sporti

Zyrtare: Në këtë stadium do të luhet ndeshja Prishtina – Arbëria

12/03/2019 16:07
nga:Lorik J

Sot në ambientet e FFK’së është hedhur shorti i Kupës së Kosovës.

Skuadra e Prishtinës do të përballet me KF Arbërinë në rrethin e tretë të DigitAlb Kupës së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Klubi i Arbërisë ka njoftuar se ndeshja e 7 dhjetorit do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Kujtojmë se ky takim zhvillohet me fillim nga ora 12:30, ndërsa fituesi do të kualifikohet në çerekfinale.

/GazetaBlic/