Euro2024

Zyrtare: Nazmi Gripshi lojtar i Astana-s

07/01/2024 17:35
nga:E K

Nazmi Gripshi është bërë tashmë me skuadër të re.

Siç raportoi ekskluzivisht GazetaBlic Sport lojtari shqiptar ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Kazakistani, FC Astana.

Gripshi do të mbrojë tashmë ngjyrat e Astanas për së paku dy vite, aq sa është edhe kontrata e nënshkruar mes palëve.

/GazetaBlic Sport/