Friedkin Group ka përfunduar blerjen e Evertonit, pasi ka marrë përsipër 94 përqind të aksioneve të ish-pronarit Farhad Moshiri dhe kanë premtuar të sjellin stabilitet financiar në klubin Merseyside dhe të forcojnë skuadrën e tyre.
Miliarderi Dan Friedkin do të bëhet kryetari i ri i Evertonit pasi e bleu klubin përmes Roundhouse Capital Holdings Limited, një degë e TFG. Marrëveshjes iu dha miratimi i Premier League.
“Unë me të vërtetë besoj se transaksioni me The Friedkin Group është rezultati më i mirë për klubin dhe suksesin e tij në të ardhmen”, tha ish-pronari i Evertonit, Farhad Moshiri.
/GazetaBlic Sport/
BREAKING: The takeover of Everton by The Friedkin Group is complete 🚨 pic.twitter.com/ARogkqpCJX
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 19, 2024