Sporti

Zyrtare: Milani nënshkruan me Saelemaekers

01/31/2020 20:56
nga:M K

Milani nuk ka qëndruar duarkryq në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Rossonerët kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin belg të Anderlechtit, Alexis Saelemaekers, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka njoftuar “calciomercato” që ka konfirmuar se 20 vjeçari do të zbarkojë në qytetin e modës, derisa deri më tani dokumentet e transferit janë kompletuar.

Ai do të paraqitet për Milanin në gjashtë muajt e ardhshëm, kurse nëse kampioni i 18’fishtë italian do ta ketë për vete kartonin e tij, duhet të shtojë tetë milionë euro në arkat e klubit nga “Lotto Park”.

Ndërkaq, sajti i njohur italian ka zbuluar se në San Siro është rikthyer edhe mbrojtësi Diego Laxalt, i cili së fundi mbrojti ngjyrat e Torinos.

/GazetaBlic/

06/28/2020 19:50

Notat e futbollistëve: Milan – Roma