Sporti

Zyrtare: Mësohet se a do të luajë Salah në ndeshjen e parë të Kupës së Botës

06/14/2018 15:02
nga:Lorik J

Sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah është rikuperuar nga një dëmtim i shpatullës dhe do të luajë në ndeshjen e parë të Egjiptit në Kupën e Botës kundër Uruguajit, ka konfirmuar trajneri Hector Cuper.

“Unë pothuajse mund t’ju siguroj 100 për qind që ai do të luajë, përveç rrethanave të paparashikuara në minutën e fundit”, tha Cuper në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Grupit A, shkruan GazetaBlic

Salah, i cili shënoi 44 gola për Liverpoolin në sezonin e kaluar, lëndoi shpatullën në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid më 26 maj dhe nuk ka luajtur që prej asaj kohe, duke mbajtur tifozët në ankth para ndeshjes së parë të Kupës së Botës.

Ndeshja e parë e Egjiptit në Kupën e Botës zhvillohet nesër ndaj Uruguajit me fillim nga ora 14:00.

/GazetaBlic/

10/10/2018 15:22

Legjenda e Liverpoolit: Mos pritni që Salah të luajë si vitin e kaluar