Sporti

Zyrtare: Mesfushori i Milanit do të mungojë katër muaj

11/08/2018 21:31
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka njoftuar se Lucas Biglia do të jetë jashtë fushave për rreth katër muaj pas operacionit në muskuj.

Mesfushori po vuan nga lëndimi që nga java e kaluar, kur edhe pësoi dëmtim në stërvitje, shkruan GazetaBlic.

Lojtari u operua në Finlandë, tek profesori Sakari Orava. Parashikimi i rikthimit të tij është për katër muaj.

Skuadra e Milanit do të përdorë Bakayokon në vendin e tij, kurse në bankinë ka edhe Bertolaccin dhe Montolivon, gjithashtu edhe të riu Jose Mauri.

Lëndimi i tij do të detyrojë Milanin që të ndërhyjë në merkaton e janarit.

/GazetaBlic/