Sporti

Zyrtare: Meritan Shabani tek Bayern Munich deri në vitin 2020

05/09/2018 10:51
nga:Lorik J

Bayern ka nënshkruar kontratë me mesfushorin me tipare sulmuese, Meritan Shabani.

Shabani ka rinovuar kontratën me bavareyët deri në vitin 2020, shkruan GazetaBlic.

19-vjeçari është trajnuar kryesisht në U19 dhe tashmë ka nënshkruar kontratë profesionale.

Në fitoren 4:1 kundër Eintracht Frankfurt ai debutoi në Bundesligë.

“Meritan Shabani është një lojtar shumë i talentuar dhe premtues i cili ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e të rinjve me ne.

“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në klub në afat të gjatë,” thotë drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

“Ai ka dëshmuar potencialin e tij në nivelin më të lartë në trajnimin tonë profesional dhe ndeshjen e ligës kundër Frankfurt”.

Shabani është gjithashtu mjaft i lumtur për kontratën.

“Bayern është klubi im, dhe tani e kam këtë mundësi, jam shumë i kënaqur. Unë dua të vazhdoj të punoj dhe të mësoj shumë në vitet që vijnë”, përfundoi Shabani.

/GazetaBlic/

02/19/2019 20:55

Lojtari që mund ta djersitë fanellën e Kosovës, në bankën rezervë të Bayernit