Sporti

Zyrtare: Maradona rinovon kontratën me Gimnasian

06/03/2020 21:32
nga:Lorik J

Diego Armando Maradona do të mbetet në krye të Gimnasias. Klubi argjentinas komunikoi rinovimin e kontratës së “El Pibe de Oro” deri në dhjetor 2021. Deri pak orë më parë u fol për një marrëdhënie që po prekte finishin, por “martesa” mes Diego Armando Maradonës dhe Gimnasias është e destinuar të vazhdojë.

Ish-kampioni argjentinas dhe klubi i qytetit La Plata në fakt kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në fund të sezonit tjetër. Njoftimi për rinovimin e Maradonës erdhi në përvjetorin e themelimit të klubit.

Maradona u ul në pankinën e Gimnasias në shtator 2019, kur skuadra u përfshi plotësisht në luftën për mbijetesë. Ish-“ylli” i Napolit në 20 ndeshje ka arritur 7 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje.

Mbyllja përfundimtare e kampionatit argjentinas për shkak të emergjencës së Koronavirus, zyrtarizoi qëndrimin e Gimnasias në elitë.SS