Sporti

ZYRTARE: Maqedonia Veriore i drejtohet UEFA-s, kërkon shtyrjen e ndeshjes kundër Kosovës

03/11/2020 14:27
nga:M K

Federata maqedonase edhe zyrtarisht i ka dërguar letër-kërkesë UEFA’së lidhur me ndeshjen ndaj Kosovës.

Ata kërkojnë që e njejta mos të zhvillohet pa praninë e shikuesve por të shtyhet, derisa shkaku kryesor i kërkesës lidhet me dy lojtarët e saj që luajnë në Itali e që do ta kenë të pamundur stërvitjen deri në takim, përcjell GazetaBlic.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot i ka shkruar UEFA-s duke kërkur shtyrjen e ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e paraparë të luhet më 26 mars në Todor Proeski në Shkup”, fillon njoftimi i FFM’së.

Ndërkaq, federata në vazhdim e sipër, përveç problemit të tifozëve që janë ndaluar nga Qeveria, ka shpalosur edhe faktin e problemeve të shumta me ndaljen e lojtarëve që zbarkojnë nga zonat e izoluara.

“Në një letër drejtuar Shtepisë më të madhe të Futbollit Evropian, përveç problemit me tifozët (që janë ndaluar nga Qeveria e Maqedonisë), FM ka theksuar edhe problemin me ardhjen e lojtarëve të kombëtares nga zonat e izoluara, që kanë shfaqur prani të virusit COVID-19”, përfundon komunikata e federatës.

/GazetaBlic/

03/31/2020 09:44

Kosova rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro