Sporti

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Eglant Haxhon

08/12/2018 22:28
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e të lënduarit, Bledar Hajdini.

Ekipi i Llapit në këtë merkato verore ka transferuar Hajdinin nga Trepça 89′, por portieri ka pësuar një lëndim, me ç’rast edhe iu është nënshtruar operacionit, shkruan GazetaBlic

Klubi nga Podujeva nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur zëvendësuesin e Hajdinit.

Tahir Batatina ka nënshkruar me Eglant Haxhon – portierin nga Shqipëria.

Lajmin për transferimin e Haxhos e ka bërë klubi i Llapit, me një postim në Facebook.

“Podujevë, 12 gusht 2018 – Pas lëndimit të portierit Bledar Hajdini, Drejtori Sportiv i klubit, Tahir Batatina shumë shpejt arriti ta gjej zëvendësuesin e tij. Eglant Haxho i cili pas firmosjes së kontratës 1 vjeçare këtë edicion do mbroj ngjyrat e Llapit.

Eglant Haxho, 29 vjeçar i gjatë 1,93 m dhe lindur më 11.11.1988 në Tiranë është portier i cili karrierën e ka nisur tek Apollonia. Ai ishte pjesë edhe e skuadrave Kamza, Tomori, Bylisi, Kukësi, Butrinti, Tërbuni, Renova dhe Partizani i Tiranës”, shkruhet në njoftimin e KF Llapit.

/GazetaBlic/