SC Gjilani ka njoftuar se Liridon Ahmeti është emëruar drejtor i ri sportiv i klubit.
Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtorit sportiv te Vushtrria, transmeton GazetaBlic Sport.
Klubi ka njoftuar se ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit.


