Lajme

Zyrtare: Liburn Aliu prezantohet si drejtor i ri i Portit të Durrësit

10/28/2025 11:10
nga:Sh R

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është zyrtarizuar si drejtor i ri i Autoritetit Portual të Durrësit.

Prezantimi i tij u bë gjatë një konference nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastruktës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ai do ta zëvendësojë Kreshnik Bajraktarin.

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.