Sporti

Zyrtare: Leroy Sane lojtar i Bayern Munich

07/03/2020 09:31
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich e ka zyrtarizuar Leroy Sane si lojtar të tyre.

Bayerni ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me reprezentuesin gjerman. Klubi ka treguar detajet e këtij transfeirmi.

“Bayern Munich ka nënshkruar me reprezentuesin gjerman Leroy Sane. Sane ka qenë nën kontratë me Manchester Cityn që nga viti 2016. 24 vjeçari do të marrë një kontratë pesë vjeçare, deri më 30 qershor 2025, dhe do të fillojë përgatitjet për sezonin e ardhshëm në Mynih javën e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit bavarez, përcjell GazetaBlic.

Në anën tjetër Sane poashtu ka deklaruar se është shumë i kënaqur nga ky transferim i madh në karrierën e tij.

“Bayern Munich është një klub i madh dhe ka qëllime të mëdha, dhe këto qëllime më përshtaten gjithashtu. Unë jam duke pritur për sfidën e re, dhe nuk mund të pres të stërvitem me ekipin”, ka deklaruar Sane.