Sporti

Zyrtare: Lëndohet Umtiti

05/09/2020 16:43
nga:M K

Dje iu rikthyen stërvitjeve, por duket se jo me këmbë të mbarë.

Në ditën e dytë të stërvitjeve të Barcelonës, është lënduar mbrojtësi francez, Samul Umtiti, përcjell GazetaBlic.

Kështu ka konfirmuar vetë klubi katalunas përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

“Umtiti ka një dëmtim në pulpën e tij të djathtë. Do të shohim nëse ai do të jetë gati për stërvitjen e ardhshme në bazë të përgjigjes së tij ndaj dëmtimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Duket se do të jetë më se i vërtetë fakti që mjekët e Blaugranas kishin paralajmëruar lidhur me mundësinë e madhe të lëndimit të shumë futbollistëve, ku parashikimi i tyre në rastin më të mirë do të shkonte në 5-10 lojtarë të lënduar.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman