Lojtari i Torinos, Vlasic u detyrua të braktisë kampin stërvitor të Kroacisë për shkak të lëndimit.
Lajm i keq për Kroacinë. Para pak çasteve, kombëtarja e drejtuar nga Dalic njoftoi se Nikola Vlasic nuk do të marrë pjesë në pjesën tjetër të kompeticionit Euro2024.
Lojtari i Torinos u ndal nga një problem muskulor, i cili do ta pengonte të dilte në fushë.
“Më vjen jashtëzakonisht keq që ky dëmtim i ri do të më pengojë të ndihmoj skuadrën. Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë gati dhe dua të falënderoj trajnerin dhe stafin e trajnerëve për mundësinë. Besoj në këtë ekip dhe jam i sigurt se do t’ia dalin – do të jem tifozi i tyre më i madh!”, tha Vlasic.
/GazetaBlic Sport