Sporti

Zyrtare: Lautaro Martinez mungon në derbin “Della Madonnina”

01/28/2020 13:58
nga:M K

Tashmë është konfirmuar se ylli i Interit, Lautaro Martinez do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në Serie A.

Këtë e ka zyrtarizuar komisioni disiplinor i federatës italiane të futbollit, sipas vendimit të së cilës, argjentinasi nuk do të mund të luajë përballë Udineses dhe Milanit, shkruan GazetaBlic.

Kartoni i kuq përballë Cagliarit në çastet e fundit ka qenë fatal për njërin nga lojtarët më të mirë të Antonio Contes në këtë pjesë të sezonit.

Interi momentalisht pozicionohet i dyti në renditjen tabelare me 48 pikë, tri më pak se Juventusi që kryeson tabelën e klasifikimit.

Kujtojmë ndërkaq se Interi mbetet skuadra më e përforcuar këtë afat kalimtar, ku nënshkroi me Ashley Young, Viktor Moses e Christian Eriksen.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar