Sporti

Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i Spanjës për ndeshjet e Kupës së Botës

06/13/2018 13:18
nga:Lorik J

Kombëtarja e Spanjës sot ka shkarkuar trajnerin e tyre, Julen Lopetegui.

Julen Lopetegui është shkarkuar nga presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll, pasi trajneri kishte arritur marrëveshje me Real Madridin dhe do t’i bashkohej galaktikëve pas përfundimit të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic

Kjo nuk i pëlqeu presidentit të federatës dhe sot e shkarkoi trajnerin – një ditë para se të fillojë kampionati botëror në Rusi.

Albert Celades do të marrë përgjegjësinë e trajnerit të Spanjës për Kupën Botërore pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Ai është menaxheri i ekipit spanjoll U21. Celades do të jetë në bankën rezervë të Spanjës të premten, kur spanjollët do të luajnë ndeshjen e parë në kampionat ndaj Portugalisë.

Celades do të asistohet nga Fernando Hierro. /GazetaBlic/

06/25/2018 17:29

Tifozët kroat “tërbojnë” serbët, iu djegin flamurin dhe thërrasin: Kosova, Kosova…