Sporti

Zyrtare: Ky është numri që do ta mbajë Hazard në Real Madrid

08/09/2019 19:03
nga:M K

Pas shtatë viteve të kaluara në “stamford Bridge”, ai u largua drejt Real Madridit.

Fjala është për yllin belg, Eden Hazard, i cili llogaritet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, shkruan GazetaBlic.

Anëtari i Real Madridit i ka ngazëllyer fansat me paraqitjet në ndeshjet miqësore, megjithëse pati disa kritika për shkak të peshës së tij.

Gjatë fazës përgatitore ai ka mbajtur numrin 50-të, por tani klubi ka vendosur që ta shpërblejë përfaqësuesin nga Beneluksi.

Tash e tutje, Hazard do ta mbajë numrin “7”. Kjo është një përgjegjësi shtesë për të, pasi më herët fanellën me këtë numër e kanë bartur legjenda si Raul e Ronaldo, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në “Santiago Bernabeu”.

/GazetaBlic/

10/09/2019 16:19

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte në Real Madrid