Sporti

ZYRTARE: Ky është dënimi për Modric-in, pas kartonit të kuq ndaj Celta Vigos

08/21/2019 16:08
nga:M K

Real Madridi në duelin e javës së parë ndaj Celta Vigos, shënoi fitore të pastër me rezultat 0-2.

Megjthatë, jo gjithçka shkoi mirë për djelmoshat e Zidanes, pasi kroati Luka Modric u ndëshkua me karton të kuq, shkruan GazetaBlic.

Fituesi i “Topit të Artë” u përjashtua në minutën e 56-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër në Denis Suarezin.

Shtëpia numër një e futbollit spanjoll, tashmë ka dhënë verdiktin përfundimtar sa i përket kësaj çështjeje, duke e penalizuar Modricin me vetëm një ndeshje mungesë.

Në fundjavë, galaktikët e presin Valladolidin në kuadër të xhiros së dytë të Primera Divisionit spanjoll, derisa nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e fantazistit.

/GazetaBlic/

08/27/2019 12:37

Si sot shtatë vite më parë zbarkonte në Bernabeu, ja trofetë që i ka fituar Modric me Real Madridin