Sporti

Zyrtare: Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada

06/13/2018 13:11
nga:Lorik J

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do të organizojnë sëbashku Kampionatin Botëror 2026, njofton FIFA.

Amerika ka fituar betejën me Marokun, pasi kanë 67 për qind të 203 votave të hedhura në kongresin e FIFA-s të zhvilluar sot në Moskë.

Kjo është hera e pestë që Maroku ka kërkuar të organizojë turneun më të madh të futbollit. Vendi i Afrikës së Veriut fitoi 33 për qind të votave.

Kupa e Botës 2018 do të zhvillohet në Rusi dhe fillon nesër, kurse Kampionati botëror 2022 do të zhvillohet në Katar.

/GazetaBlic/

06/22/2018 14:54

Përfundon pjesa e parë Brazili – Kosta Rika, rezultati befasues