Sporti

ZYRTARE: Kosova do të zhvillojë dy miqësore në mars, ja me cilat kombëtare

02/14/2018 16:04
nga:Lorik J

Kosova kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars.

FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Faso që të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris, njofton FFK.

Ndeshja kundër Madagaskarit do të zhvillohet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 27 mars.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet prestigjioze të Parisit me rrethinë.

 

11/20/2018 21:06

​Heqja e vizave Kosovës nuk ndodhet në rend të ditës të BE-së në dhjetor